E kjartë si loti: Albin Kurtit nuk i intereson me zgjedh President!

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 16:29 | Nga Halil Matoshi

E kjartë si loti: Albin Kurtit nuk i intereson me zgjedh President!

1* Në marrëveshje me LDK-në e trazueme nga Vjosa Osmani, Albin Kurti kinse u pajtu me kandidatin e saj Bekim Sejdiu. Nji grup deputetësh të LDK-së paralajmnuen votë kundër. Kur VV shkeli afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Bekim Sejdiu u tërhoq.

Pra ky âsht fundi i tregimit.

2* Tash kur LDK nuk e mbështeti Ligjin për Dhomat e Gjykatës Speciale, të spondorizuem nga PDK, qohet Albini në nji ditë të bukur si kjo dhe i propozon PDK-së kanfidatin e tërhequn të LDK-së!

3* Ofertë absurde dhe bullshit politik.

4* Shkojmë në zgjedhje, të katërtat për dy vjet, sepse Kurti nuk do institucione të qëndrueshme!

5* Sepse ai do të shmang zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit!?

6* Vetmenaxhimin.

Kaq e thjeshtë dhe kaq cinike!

PDK-së iimponohet kandidati i LDK-së që hapun u deklaru kundër Ligjit!

PDK e ka ma të letë – për korrektësi – me ia votu psh Glauk Konjufcen!?

Lojnat pakufi të Kurtit, nuk po u shihet fundi, sepse ai hala po ka mbështetje nga shumica e qytetarëve, që e urrejnë demokracinë dhe dojnë autokraci: Pushtet të nji njeriu!

Në teorinë e lojnave Kurti po shfaqet gjithnji ma i lodht dhe

me kreativitet të shpenzuet!

Të ngjashme