Musliu: Çka janë deputetët për ty, Albin Kurti?

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e kritikuar për mënyrën se si, sipas saj, i ka trajtuar deputetët në raport me sigurimin e kuorumit në Kuvend.

Musliu, përmes një postimi, ka ironizuar deklarimet e ndryshme lidhur me numrin e deputetëve të nevojshëm për funksionimin e Kuvendit.

“Njëherë kërkoi t’ia garantonin 11 deputetë.

Pastaj tha: m’i garantoni 10 deputetë.

Herën tjetër doli dhe tha: m’i garantoni 22 deputetë.

Çka janë deputetët për ty, Albin Kurti?

Numra për t’i siguruar kuorumin apo përfaqësues të popullit?”, ka shkruar Musliu.

Në fund të reagimit, deputetja e PDK-së ka theksuar dy parulla:

“Rrnoftë DEMOKRACIA!
Rrnoftë UÇK-ja!”

Të ngjashme