“Relaksohen” raportet mes Kurtit dhe Osmanit, shihen të afërt në ceremoninë e inaugurimit të presidentes Shiroka-Pula

Prishtinë | 07 Tet 2026 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke biseduar me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në inaugurimin e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, raporton Ekonomia Online.

Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar edhe pse raportet mes tyre ishin ftohur kur kreu i VV-së kishte refuzuar që deputetët e partisë së tij ta votonin Osmanin edhe për një mandat si presidente.

Ndërkaq, Osmani e pati akuzuar Kurtin dhe pati kërkuar nga ai që të ruhen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë e jo të luhet “bixhoz”.

Të ngjashme