Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se synimi i tij i radhës është të bëhet kryeministër i Kosovës.
Rama shihet në një video të publikuar mbrëmjen e 10 tetorit 2026 në rrjetet sociale të influencerit Khan, i njohur për pyetjet që u parashtron njerëzve në rrugë rreth profesionit dhe punës së tyre.
Në video, Rama shihet duke ecur në rrugët e New Yorkut, së bashku me një person tjetër, kur Khan e ndalon dhe e pyet se me çfarë merret.
“Jam kryetar i kryeqytetit Prishtina, kryeqytetit të Kosovës. Misioni i radhës është që të bëhem kryeministër dhe ta pastrojmë e ta rregullojmë shtetin”, përgjigjet Rama.
Nuk dihet se kur është xhiruar videoja, e cila është publikuar në rrjetet sociale të influencerit Khan.