Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet Lokaj, Binakaj dhe Dinaj, pas ndarjes nga jeta të familjarëve të tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se kanë ndarë dhimbjen me familjen Lokaj për vdekjen e Dervish Shaban Lokajt, të cilin e ka cilësuar si babë dëshmori.
Ai ka njoftuar gjithashtu se në Dranoc kanë shprehur ngushëllime për familjen Binakaj, pas vdekjes së kryefamiljarit Metë Binakaj.
“Sot ndamë dhimbjen me familjen Lokaj për ndarjen nga jeta të bacës Dervish Shaban Lokaj, babë dëshmori, ndërsa në Dranoc shprehëm ngushëllimet tona për familjen Binakaj, pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit Metë Binakaj”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se, së bashku me miq dhe bashkëluftëtarë, kanë bërë homazhe edhe pranë varrit të bashkëluftëtarit Haxhi Dinaj, pak ditë pas vdekjes së tij.
“Po ashtu, së bashku me miq e bashkëluftëtarë, bëmë homazhe pranë varrit të bashkëluftëtarit Haxhi Dinaj, pak ditë pas ndarjes së tij nga jeta”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka shprehur solidaritetin me familjet e të ndjerëve.
“Në ditë dhimbjeje, qëndrojmë pranë familjeve dhe ndajmë me to pikëllimin për humbjen e më të dashurve. U prehshin në paqe! Ngushëllime familjeve Lokaj, Binakaj dhe Dinaj”, shtoi Haradinaj.