Eronita shuan kureshtjen, tregon kujt i ngjan djali

Prishtinë | 17 Tet 2026 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Eronita, partnerja e Bleros, ka shuar kureshtjen e ndjekësve lidhur me ngjashmërinë e djalit të saj me babanë.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ndarë një imazh të vogëlushit, të cilin e ka shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër, por domethënës: “Blerimi 2”.

Me këtë përshkrim, Eronita ka lënë të kuptohet se djali i tyre i ngjan shumë Bleros, duke e cilësuar me humor si një version të dytë të këngëtarit.

Postimi i saj është një mënyrë e ëmbël për të treguar se kujt i ka ngjarë më shumë vogëlushi, ndërsa detaje të tilla nga jeta familjare e çiftit zgjojnë vazhdimisht interesimin e ndjekësve.

Të ngjashme