Policia në Tiranë godet me plumba gome studentët

Prishtinë | 17 Tet 2026 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Situata në protestën e studentëve në Tiranë është përshkallëzuar edhe më tej në ditën e pestë të protestës kundër kryeministrit Edi Rama.

Policia e Shtetit ka nisur të qëllojë me plumba gome në drejtim të protestuesve, ndërsa më herët për neutralizimin e turmës kishte përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Ndërkohë, përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar. Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të policisë ndërsa policia është kundërpërgjigjur me autobotë me ujë dhe mjete shpërqendruese.

Kjo është dita e pestë që studentët po protestojnë pa ndërprerje, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përdorimi i plumbave të gomës shënon një tjetër përshkallëzim të ndërhyrjes policore, pasi në ditët e mëparshme kemi parë dhunë brutale ndaj protestuesve, e forcë jo proporcionale.

Të ngjashme