Një përleshje e dhunshme mes protestuesve dhe policëve është shënuar sot në Tiranë.
Pasi pati përplasje të forta në zonën e bulevardit dhe te Bashkia e Tiranës, edhe sheshi Skënderbej u kthye në “fushë betejë”.
Protestuesit gjuajnë me gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa në një moment ata mësynë në drejtim të policisë.
Policia vazhdon që të hedhë gaz lotsjellës në mënyrë masive. Po përdoren edhe plumba gome.
Pavarësisht kësaj, protestuesit vazhdojnë të rezistojnë.