Aktori i njohur kosovar, Ylber Bardhi, ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë për humbjen e motrës së tij, Besës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të së motrës, duke e kujtuar me fjalë prekëse dhe duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë në zemrën e tij.
Bardhi ka bërë të ditur se humbja e saj ka lënë një boshllëk të madh në jetën e tij, ndërsa i ka shprehur dashurinë me një mesazh të ndjerë lamtumire.
Ylber Bardhi është një nga aktorët e njohur kosovarë, i cili është bërë i dashur për publikun përmes roleve në seriale dhe filma.