Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës ku pritet që të diskutohen tri pika që lidhen me organizimin e seancës së ardhshme plenare, raporton Ekonomia Online.

Sipas planifikimeve, seanca plenare do të përfshijë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc, i cili do të merret me përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, pritet të hidhet në votim propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Të ngjashme