735 pedagogë e akademikë në Shqipëri dalin me deklaratë: Rama të dorëhiqet

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Komuniteti akademik i është bashkuar zyrtarisht dhe në mënyrë masive revoltës në rrugët e Tiranës. 735 pedagogë dhe emra të njohur të arsimit e jetës publike në Shqipëri kanë nënshkruar një deklaratë me 5 pika, të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, ku kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj protestuesve.

 5 Pikat e Deklaratës:

I bëhet thirrje kryeministrit t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit duke dhënë dorëheqjen. Kërkohet krijimi i një qeverie kujdestare për të siguruar stabilitetin institucional dhe respektuar vullnetin qytetar.

Policisë së Shtetit dhe trupave të rendit u kërkohet të ndalin menjëherë aktet e dhunës ndaj studentëve dhe të refuzojnë prerazi zbatimin e urdhrave të paligjshëm.

Përfaqësive diplomatike në Tiranë u kërkohet të ndërhyjnë publikisht për të ndalur shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore.

Protestuesve u bëhet thirrje të ruajnë bizneset dhe pronën publike e private, duke i hequr regjimit çdo alibi apo pretekst për të ushtruar dhunë e për të delegjitimuar revoltën.

Qytetarëve të Tiranës u kërkohet t’u dalin në zot të rinjve e të bëhen mburojë ndaj dhunës shtetërore, njëlloj si në ditët historike të rënies së diktaturës.

Të ngjashme