Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet, do shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimin penal

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se prindërit do të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre të mitur gjatë protestave në Tiranë.

Gjatë një paraqitjeje mëngjesin e sotëm, Rama iu referua edhe arrestimeve të kryera gjatë protestave, duke thënë se gjykata i ka konsideruar ato të ligjshme.

Kreu i qeverisë theksoi se mosha e mitur nuk duhet të përdoret si arsye për t’iu shmangur përgjegjësisë, ndërsa paralajmëroi se prindërit nuk do të përjashtohen nga detyrimi për të paguar dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre.

“Gjykata i ka konsideruar arrestimet të ligjshme. Prindërit nuk do të mbeten jashtë kësaj përgjegjësie, për të paguar dëmet që bëjnë fëmijët e tyre. Kjo nuk shkon kështu. Është i mitur dhe nuk duhet të mbajë përgjegjësi. Ky është instrumenti i forcës së shtetit. Na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit”, deklaroi Rama.

Të ngjashme