Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin britanik me të cilin kanë diskutuar 19 projektet strategjike për kryeqytetin.
Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se projektet po kthehen në hapa konkret drejt një kryeqyteti më funksional dhe me më shumë rëndësi.
Postimi i plotë:
Në Odën e Kryeqytetit, me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutuam 19 projektet strategjike që po e çojnë qytetin përpara: nga infrastruktura e transporti publik, te sporti, shëndetësia dhe zhvillimi urban.
Po i kthejmë projektet në hapa konkretë drejt një Kryeqyteti më funksional dhe me më shumë mundësi.