Subvencionimi i rrymës, Kadrijaj mesazh qeverisë: Rritni pagat dhe pensionet

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Qeveria ka hapur afatin për aplikim në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka përcaktuar edhe kriteret e aplikimit në këtë program për vitin 2026/2027, që do të jetë i hapur nga 19 tetori 2026, e deri më 31 mars 2027-të.

Këto politika qeverisëse i ka kritikuar deputetja e Aleancës Time Kadrijaj.

Ajo deklaroi për Klankosova.tv se më mirë do të ishte që disa kategorive, e sidomos pensionerëve, qeveria t’ua rriste të ardhurat.

“Më mirë do të kishte qenë që kategoritë e cënueshme të prekeshin direkt. P.sh pensionistëve t’u rriten pensionet, veteranëve e invalidëve të luftës t’u rriteshin pagat, pra më mirë ndihmë direkte. Tash vie buxheti dhe aty ka mundësi të ndahen më shumë para për kategoritë që kanë më shumë nevojë”, tha Kadrijaj.

Të ngjashme