Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka cilësuar skandal të madh hyrjen e një youtuberi në kampin policor të Vrellës dhe publikimin e pamjeve nga infrastruktura e sigurisë në YouTube, duke vlerësuar se rasti ngre shqetësime serioze për sigurinë kombëtare, raporton Ekonomia Online.
Ramadani ka thënë se bëhet fjalë për një objekt të infrastrukturës kritike të sigurisë, ku qasja e personave të paautorizuar nuk do të duhej të lejohej.
“E ka vendosur në YouTube, pjesë të cilat asnjëherë jo vetëm që nuk do të duhej të incizohen e filmohen, por nuk do të duhej fare që dikush të ketë qasje aty. Pra, nuk po flasim për një park publik, po flasim për një objekt të tërësisë së veçantë të infrastrukturës kritike, sigurisë kombëtare, të Kosovës. E çka, nëse ky ka qenë testim armiqësor? Rezultati dihet, shihet. Pra, është qartë: siguria është shkelë, dhe ky është skandal fort i madh”, tha ai.
