Protestuesit zhvendosen në sheshin Skënderbej, qëllojnë me gurë dhe molotovë, efektivët përgjigjen

Screenshot
Prishtinë | 24 Tet 2026 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Dy autobotë ujëhedhës janë pozicionuar para Ministrisë së Arsimit.

Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Forcat e policisë po avancojnë në drejtim të protestuesve, ndërsa vërehet zhvendosja e tyre nga zona e Rrugës së Durrësit.

Nga ana e tyre, protestuesit kanë hedhur fishekzjarre drejt efektivëve, teksa këta të fundit avanconin.

Të ngjashme