Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, lëndohen nënë e bijë

Prishtinë | 25 Tet 2026 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.

Një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë dhe është përplasur me murin mbrojtës.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lëndiara një nënë dhe vajza e saj, të cilat pritet të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit./TCh

Të ngjashme