Përmbysje dramatike në Polymarket, lista e studentëve kalon atë të Vuçiqit

Prishtinë | 25 Tet 2026 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Një kthesë e papritur është regjistruar në platformën online të parashikimeve Polymarket, ku lista e studentëve në Serbi ka kaluar për paksa në epërsi ndaj listës së presidentit Aleksandar Vuçiq, sa i përket mundësive për fitore në zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave të platformës, të publikuara më 25 tetor, lista e studentëve vlerësohet me 50 për qind mundësi për fitore, ndërsa lista e Vuçiqit me 49 për qind, raporton IndeksOnline.

Kjo paraqet një ndryshim të madh krahasuar me javët e mëparshme, kur lista e Vuçiqit kishte një epërsi të konsiderueshme.

Në fillim të tetorit, mundësitë e saj për fitore vlerësoheshin rreth 60 deri në 65 për qind, ndërsa ato të listës së studentëve ishin në nivelin 35 deri në 40 për qind.

Në ditët e fundit para zgjedhjeve, vlerësimet për listën e Vuçiqit kishin arritur deri në rreth 70 për qind, por më pas pësuan rënie të ndjeshme.

Në të njëjtën kohë, mundësitë e listës së studentëve u rritën dukshëm, duke e kaluar atë në epërsi minimale.

Të ngjashme