Meloni drejt dorëheqjes në vitin 2027, Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 25 Tet 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, menjëherë pas samitit të Këshillit Evropian në Romë, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas raportimit të së përditshmes La Repubblica, ky opsion tashmë është diskutuar mes Melonit dhe partnerëve të koalicionit qeverisës (Salvini, Tajani dhe Lupi).

Ideja është që pas shënimit të 70-vjetorit të Traktateve të Romës, kryeministrja t’i kërkojë Presidentit shpërndarjen e Parlamentit.

Si datë e parë e mundshme për votimet përmendet 16 maji 2027, por skenari më i favorshëm shihet bashkimi i zgjedhjeve të përgjithshme me ato lokale në qershor, pak muaj para përfundimit të rregullt të mandatit.

Ndërkohë që e djathta ka nisur përgatitjet për garën në qytetet kryesore si Roma, Milano, Napoli, Torino e Bolonja, krerët e koalicionit deklarojnë publikisht se mandati do të shkojë deri në fund, duke e lënë këtë lëvizje ende në nivelin e një skenari mediatik pa vendim zyrtar.

Të ngjashme