Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Prishtinë | 25 Tet 2026 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli ’74 ka regjistruar një fitore të madhe dhe me shumë peshë në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur Dukagjinin me rezultat bindës 3:0.

Në duelin e zhvilluar në Drenas, vendasit dominuan plotësisht dhe dhuruan spektakël përgjatë tërë 90 minutave të lojës.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Albin Prapashtica, i cili realizoi dy gola, ndërsa fitoren e thellë e vulosi Yannick Noah.

Me gjithë këtë triumf me vlerë, Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e tetë të renditjes tabelare me 11 pikë të tubuara, ndërkaq Dukagjini ruan vendin e pestë me 17 pikë.

Të ngjashme