Drita dominon në “El Clasico”, mposht thellë Prishtinën

Prishtinë | 25 Tet 2026 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Drita ka arritur një fitore të madhe në derbin më të madh të futbollit kosovar, duke mposhtur FC Prishtinën me rezultat bindës 0:3 në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional.

Skuadra gjilanase konfirmoi rikthimin në formë të lartë përmes një loje dominuese, duke i shkaktuar njëherësh humbjen e parë kryeqytetasve që nga momenti kur drejtimin e pankinës e mori trajneri Orges Shehi.

Protagonistët e këtij suksesi ishin Blerim Krasniqi, Liridon Balaj dhe Bouena, të cilët tundën rrjetën për të vulosur një triumf me shumë vlerë.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 20 pikëve duke u pozicionuar në vendin e tretë të renditjes tabelare, tashmë vetëm dy pikë larg Prishtinës që gjendet në vendin e dytë.

Të ngjashme