EULEX-i ka vendosur trupa afër kufirit Kosovë-Serbi, pasi atje po mbahen zgjedhjet

Prishtinë | 25 Tet 2026 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Sipas njoftimit, që nga orët e hershme të së dielës, EULEX-i ka shtuar patrullat e Njësisë Policore të Specializuar në afërsi të pikave kryesore të kalimit, me qëllim të monitorimit të situatës së sigurisë në terren.

Ky aktivitet po zhvillohet në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reagimit të sigurisë.

Prania e shtuar e patrullave synon të mundësojë përcjelljen e situatës në terren dhe koordinimin ndërmjet mekanizmave përkatës të sigurisë gjatë procesit zgjedhor në Serbi.

Të ngjashme