Shkëlqen në Bundesligë, Leon Avdullahu në 11-shen e javës

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kosovar, Leon Avdullahu, ka marrë një vlerësim të madh për paraqitjen e tij të shkëlqyer me fanellën e Hoffenheimit në elitën e futbollit gjerman.

Hoffenheimi arriti një fitore bindëse gjatë fundjavës duke e mposhtur me rezultat të pastër 3:0 kampionin në fuqi, Bayer Leverkusenin.

Falë paraqitjes fantastike në këtë përballje, revista prestigjioze gjermane e sportit, “Kicker”, e ka përfshirë Avdullahun në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë.

Përveç mesfushorit kosovar, në 11-shen më të mirë të xhiros nga radhët e Hoffenheimit është përzgjedhur edhe Andrej Kramariq, i cili u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

Pjesë e këtij formacioni janë edhe yje të tjerë të njohur të kampionatit, si Michael Olise dhe Dayot Upamecano të Bayern Munichut.

Të ngjashme