Inspektorati ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar punimet në pishinën gjysmë-olimpike në komunën e Podujevës, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë inspektimit janë evidentuar mungesa të masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

“Për shkak të këtyre parregullsive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë. Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme