Dy ditë pas ngjarjes, ish-kunati i Arlindës ende në arrati

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Të dielën mbrëma, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, disa minuta pasi ishte kthyer nga stacioni i policisë.

Dy ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati.

Të hënën, Policia e Kosovës e shpalli në kërkim të njëjtin, derisa ende nuk ka informacione nëse Albert Sylaj është lokalizuar nga autoritetet.

Arlinda do të varroset sot në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës. Ndërkaq pas vrasjes së Arlinda Zekajt, të mërkurën është thirrur protestë kombëtare.

Të ngjashme