Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ndaluar një persontë dyshuar B.K për 48 orë, lidhur me operacionin policor të realizuar me datë 21 janar 2025, ku ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”.

Sipas njoftimit nga policia, i pandehuri B.K dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin “Laboratori ‘25”.

Brenda afatit ligjor, PSRK-ja do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Për më shumë informacion lidhur me rastin, lexoni komunikatën paraprake:

Të ngjashme