Qytetarja në protestën për Arlinda Zekajn: Sistemi i drejtësisë ndan nënat nga fëmijët e tyre

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit kanë arritur para objektit të Policisë së Kosovës, ku kanë hedhur ngjyrë të kuqe, tym të zi dhe letrën e Arlinda Zekajt. Aty, të pranishmëve u është drejtuar edhe një qytetare, e cila ka rrëfyer përvojën e saj me institucionet e drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se, ngjashëm me Arlinda Zekajn, edhe vetë ka përjetuar një rast të ngjashëm, duke akuzuar institucionet se nuk i kanë ofruar ndihmën e nevojshme.

Qytetarja ka kritikuar policinë, prokurorinë, gjykatat dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, duke pretenduar se rasti i saj nuk është trajtuar siç duhet.

“Unë jom një qytetare që e kam pasur rastin e njëjtë gati si Arlinda. Kam pas problem me marrjen e fëmijëve të mi, jam drejtu në polici, prokurori e gjykata, QPS… I ashtuquajturi sistem i drejtësisë ndajnë nana prej fëmijëve të tyre… Unë vazhdoj me u ndjek penalisht prej institucioneve”, ka thënë ajo.

Të ngjashme