Juristja e media, Flutura Kusari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e ka mbyllur për publikun seancën e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton Ekonomia Online.
Ajo, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të ndodhë një gjë e tillë, duke shtuar se siç ka thënë ajo kjo mungesë e transparencës do të dëmtjë Gjykatën e Apelit.
“Nuk ka asnjë arsye ligjore që seanca e Apelit në rastin e Liridona Ademajt mos me qenë publike. Nëfakt ka qenë një momentum shumë i rëndëishëm pas vrasjes së Arlindës që Gjykata e Apelit të tregojë që është këtu për me I mbrojtë gratë nga femicide, ndërsa ajo që pam këtu sot është një vendim kisha me thënë i paarsyetum se me mbyllë një seancë gjyqësore edhepse nuk ekzistojnë arsyet ligjore. Gjithçka rreth këtij rasti është publik. Kemi pa krejt çka duhet me pa, të gjitha rrethanat në shkallën e parë, kështuqë nuk ka asnjë arsye ligjore. Kjo mungesë e transparencës ka me dëmtu Gjykatën e Apelit dhe ka me dërgu një mesazh që rastet e femicidit nuk gjykohen me transparencë të plotë”, ka thënë ajo.