Naim Murseli dhe të tjerët sillen para Apelit

Prishtinë | 29 Tet 2026 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton BetimipërDrejtësi.

Themelorja dënoi Murselin dhe Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kokallën me 30 vjet burgim.

Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, kërkon anulimin e aktgjykimit ose shqiptimin e një dënimi më të butë.

Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Po ashtu, ajo ngre pretendime lidhur me mënyrën se si policia e ka marrë në pyetje Murselin.

Avokatët pretendojnë gjithashtu se gjykata nuk i ka marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.Ankesë në Gjykatën e Apelit ka deponuar edhe Leotrim Syla, avokati i të ndjerës Liridona Ademaj.

Ai i ka kërkuar Kolegjit të Apelit që, krahas Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.

Të ngjashme