Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh Komandant i Komandës për Evropë të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Alexus Grynkeëich.
Kurti ka thënë se Kosova e çmon rolin e NATO-s për çlirimin e vendit dhe është falënderuese ndaj KFOR-it për kontributin për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në vend dhe rajon.
Postimi i plotë:
I nderuar të pres në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh Komandant i Komandës për Evropë të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Alexus Grynkeëich, i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.
Për katër vjet me radhë shpenzimet tona për mbrojtje kalojnë 2% të Bruto Produktit Vendor, javën e kaluar u betuan 515 ushtarë të rinj e këtë javë 209 rekrutë nisën stërvitjen bazë, teksa po vazhdojmë me trajnime e blerje, me synim rritjen profesionale ushtarake dhe ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Jemi përpara në planin dhjetëvjeçar dhe do ta përmbushim atë para vitit 2028.
Republika e Kosovës e çmon rolin e NATO-s për çlirimin e vendit dhe është falënderuese ndaj KFOR-it për kontributin për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në vend dhe rajon.