Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka thënë se familja pret që Gjykata e Apelit të shqiptojë dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin e vrasjes së saj, raporton Ekonomia Online.
Ai ka theksuar se familja pret që i njëjti vendim të merret edhe për Kushtrim Kokallën, ashtu siç është kërkesa e tyre për Naim Murselin dhe Granit Plavën.
“Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin dhe Granitin, me burgim të përjetshëm, dhe presim që edhe për Kushtrimin të jepet vendimi me burgim të përjetshëm. Shpresojmë që lufta ndaj femicidit të përfundojë njëherë e përgjithmonë”, ka deklaruar Ademaj.
