Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar pas mungesës së dorëheqjeve nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, raporton Eknomia Online.
Lushaku ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale, duke vlerësuar se dorëheqja do të përbënte një akt përgjegjësie për dështimin e institucioneve për ta mbrojtur viktimën.
Ajo ka theksuar se mosmarrja e përgjegjësisë nga krerët e shtetit dërgon një mesazh të rëndë për gratë e tjera.
“Kur për jetën e humbur të një gruaje nuk jep përgjegjësi askush në krye të shtetit, mesazhi për gratë e tjera është i tmerrshëm”, ka shkruar Lushaku në Facebook.