Haxhiu para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm: Kryetari i VV-së ka mbështetjen më të madhe qytetare

Prishtinë | 31 Tet 2026 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm, ku ndër temat e diskutimit janë edhe zhvillimet e fundit politike dhe procesi i ardhshëm zgjedhor.

Para mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e pyetur nëse mund të ketë ndryshim të kryetarit të Vetëvendosjes, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye që partia të ndërmarrë një hap të tillë.

Ajo theksoi se kryetari i VV-së gëzon mbështetjen më të madhe qytetare dhe është personi më i votuar në Republikën e Kosovës.

“Është e rëndësishme që të fillojmë një proces të mirë zgjedhor. Kryetari i VV-së ka mbështetjen më të madhe qytetare. Nuk shoh asnjë arsye që VV-ja të bëjë diçka në këtë drejtim, pasi është personi më i votuar në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu për Klan Kosova.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se do t’i njoftojnë për vendimet e marra pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Të ngjashme