Mourinho për Kane: Topi i Artë është qershia mbi tortë në karrierën e tij

Prishtinë | 01 Nën 2026 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

José Mourinho ka reaguar me fjalë të mëdha për Harry Kane, pas triumfit të sulmuesit anglez në garën për Topin e Artë.

Trajneri portugez nuk e ka fshehur gëzimin për këtë sukses, duke vlerësuar lart cilësitë dhe karrierën e futbollistit.

“Harry Kane është një lojtar i madh. Duhet të jem i sinqertë, jam shumë i lumtur për të”, u shpreh Mourinho.

Portugezi theksoi se ky çmim është një shpërblim i merituar për sulmuesin anglez, ndërsa e cilësoi atë si një nga momentet kulmore të karrierës së tij.

“Ai e meriton Topin e Artë. Është qershia mbi tortë në karrierën e tij”, deklaroi Mourinho.

Të ngjashme