Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Zahir Pajaziti përmes një postimi, duke vlerësuar lart figurën dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës.
Osmani ka shkruar se Pajaziti nuk lindi për të jetuar i përkulur, por për ta ngritur një popull në këmbë, duke theksuar se ai mbetet pjesë e përjetësisë së shqiptarëve.
Në fund të postimit, ish-presidentja ka shprehur nderimin për heroin me fjalën: “Lavdi!”.