Barcelona shkëlqen me gjashtë gola, Flick arrin fitoren e 100-të dhe refuzon krahasimet me Bayernin

Prishtinë | 01 Nën 2026 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është rikthyer fuqishëm te fitoret, duke mposhtur Alavesin me rezultat bindës 6-1 dhe duke i dhuruar trajnerit Hansi Flick një arritje të rëndësishme në karrierën e tij. Tekniku gjerman regjistroi fitoren e 100-të në krye të katalanasve, por nuk pranoi të bënte krahasime me periudhën e suksesshme te Bayern Munich.

Pas dy humbjeve radhazi, Barcelona ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar një fitore spektakolare ndaj Alavesit në kampionatin spanjoll.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick kishte kaluar një periudhë të vështirë, pas humbjes 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve dhe disfatës 2-1 përballë Real Madridit në “El Clasico”.

Megjithatë, katalanasit treguan forcën e tyre sulmuese ndaj Alavesit, duke shënuar gjashtë gola dhe duke regjistruar fitoren e nëntë në kampionat.

Të ngjashme