Bulliqi: Afrim Zhita dhe Fahri Fazliu mbeten simbol i qëndresës dhe frymëzim për brezat që vijnë

Prishtinë | 02 Nën 2026 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përkujtuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 37-vjetorin e rënies së tyre heroike, më 2 nëntor 1989, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një deklarate, Bulliqi ka vlerësuar qëndresën, sakrificën dhe kontributin e Afrim Zhitës dhe Fahri Fazliut në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se, pavarësisht dënimeve, dhunës dhe burgjeve me të cilat u përball, Afrimi nuk u thye asnjëherë.

Bulliqi ka kujtuar gjithashtu figurën e Afrim Zhitës si luftëtar të lirisë dhe intelektual, i cili, krahas angazhimit atdhetar, la pas edhe poezi që pasqyrojnë shpirtin e tij atdhetar.

“Afrimi u dënua dhe u përball me dhunë e burgje, por asnjëherë nuk u thye. Më 2 nëntor të vitit 1989, në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, Afrimi, së bashku me shokun e idealit, Fahri Fazliu, u përball me forcat serbe në një betejë të pabarabartë. Aty ranë heroikisht, duke hyrë përgjithmonë në historinë e lavdishme të Kosovës. Afrimi dhe Fahriu na mësuan se sakrifica nuk duhet të mbetet vetëm një frazë, por duhet të shndërrohet në themel për ndërtimin e së ardhmes. Afrimi nuk ishte vetëm një luftëtar i lirisë, por edhe një intelektual i përmasave të mëdha, i cili, përveç pushkës, kishte talent edhe për fjalën e shkruar. Ai la pas poezi që pasqyrojnë shpirtin e tij atdhetar dhe, me mendimet e tij strategjike, hartoi edhe rrugën drejt organizimit të qëndresës. Afrimi dhe Fahriu mbeten udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë, për t’u mësuar se ideali më i madh është të qëndrosh i drejtë dhe i palëkundur, edhe kur rruga është e vështirë”, ka thënë ai.

Të ngjashme