Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njofton se ka zhvilluar një bisedë me Ilija Srdanovićin, kreun e Listës Studentore në Serbi.
Në një postim në rrjetin “X”, Macron shkroi: “E përgëzova për fitoren e tij të gjerë në zgjedhjet legjislative, të cilat u karakterizuan nga një pjesëmarrje historike e votuesve”.
Tutje, presidenti Macron thotë; theksova sërish miqësinë e Francës ndaj Serbisë, si dhe vendosmërinë tonë për të vazhduar mbështetjen ndaj saj në rrugëtimin e saj evropian”.