Xhudistja Arba Hasanaj synon të bronztën në Lojërat Olimpike për të Rinj në Senegal

Prishtinë | 03 Nën 2026 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare, Arba Hasanaj, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”.

Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili njoftoi se Hasanaj ka fituar edhe në repesazhin e dytë, duke siguruar luftën për medaljen e bronztë.

Për medaljen e bronztë, xhudistja kosovare do të përballet me austriaken Selina Woegerer.

Lojërat Olimpike Verore për të Rinj po mbahen në Dakar të Senegalit.

Sipas një njoftim të Federatës së Xhudos , në këtë kampionat po të marrin pjesë 93 shtete, me gjithsej 94 garues: 46 meshkuj dhe 48 femra.

Të ngjashme