Të enjten në orën 11:00, familja Dehari mban konferencë për media para Prokurorisë

Prishtinë | 04 Nën 2026 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Të enjten, në orën 11:00, para Prokurorisë Speciale, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë një konferencë për media lidhur me 10-vjetorin e vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë do të flasin avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, dhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 4 nëntor 2016, në kohën kur ishte i dyshuar për sulmin me zollë ndaj Kuvendit, më 4 gusht 2016.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë pretenduar vazhdimisht se Dehari është vrarë në burg.

Megjithatë, një pretendim i tillë nuk është konfirmuar nga ndonjë ekspertizë ndërkombëtare apo institucion i drejtësisë në Kosovë.

Të ngjashme