OVL-UÇK: Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale po na masakron të vërtetën

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar me një mesazh kritik lidhur me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke shënuar gjashtë vjet, sipas organizatës, padrejtësi.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka shprehur pakënaqësinë ndaj Gjykatës Speciale, duke e akuzuar atë për shtrembërim të së vërtetës dhe duke kritikuar edhe qëndrimin e Evropës ndaj Kosovës.

“Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale po na masakron të vërtetën!”, thuhet në reagimin e organizatës.

Po ashtu, OVL-UÇK i është drejtuar Evropës me kritika për besimin e qytetarëve të Kosovës në drejtësinë evropiane.

“Evropë, u bënë 6 vjet që po e tradhton besimin e Kosovës në drejtësinë tënde!”, thuhet më tej në reagim.

Organizata ka përcjellë mesazhin e saj përmes sloganit: “6 vjet padrejtësi!”.

Të ngjashme