Ramadani: Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit, asgjë nuk realizohet në terren

Prishtinë | 08 Nën 2026 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar pushtetin, duke e akuzuar se po përdor propagandën si instrument të vetëm të qeverisjes.

Në një postim, Ramadani ka deklaruar se, sipas tij, në terren nuk po realizohen projekte dhe nuk po ndërmerren veprime që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit. Asgjë në realizohet, asgjë nuk ndodh në terren. E tëra propagandë. Dora e shtetit nuk vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit”, ka shkruar ai.

Ramadani ka kritikuar edhe mënyrën e marrjes së vendimeve nga pushteti, duke pretenduar se ato po merren në parti dhe jo në institucione.

“Pushtetin e kanë privilegj, para fakteve nuk skuqen, vendimet i marrin në parti e jo në institucione. Kjo është partia-shtet!”, ka shkruar Ramadani.

Të ngjashme