Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Prishtinë | 21 Nën 2026 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Sot, me një akademi përkujtimore, Prishtina nderoi veprën e Xhavit Ahmetit, i cili mbetet në themelet e përpjekjes për liri, dije dhe shtetësi.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Prishtinës ka theksuar se edhe sot, tridhjetë vjet pas ndarjes së tij nga jeta, kujtimi i tij rikujton se shteti është përgjegjësi e përditshme.

“Ta mbajmë gjallë kujtimin e Prof. Dr. Xhavit Ahmetit është detyrim ndaj brezave të rinj, që ta njohin kontributin e tij dhe sakrificat mbi të cilat u ndërtua shteti ynë. Mirënjohje familjes Ahmeti. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme