Dëmet e shkaktuara gjatë protestave të pandërprera në Francë kundër kostos së jetesës do t’u kushtojnë kompanive të sigurimit një shumë prej 207 milionë eurosh.
Siguruesit francezë thonë se kjo kosto është e lartë, veçanërisht për dëmet e shkaktuara gjatë ngjarjeve të përqendruara në periudhat brenda 24 orëve.
Ndër të tjera, ata bëjnë të ditur se 95 për qind e dëmeve të shkaktuara janë ndaj pronave të bizneseve, raporton Euronews.com.
Autoritetet lokale kanë ndarë gjithashtu fonde emergjente për zonat më të prekura, ndërsa një kredi pa interes nga Bpifrance u mundëson tregtarëve të prekur të marrin hua deri në 50 mijë euro, përfshirë edhe për të rimbushur stoqet e mallrave para festave të Krishtlindjeve.