“Nesër i nënshtrohet operacionit urgjent”, drejtori i Ortopedisë jep detaje për gjendjen e ushtarit të FSK-së

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës.

Lidhur me këtë rast, është deklaruar drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashi.

“Ushtari i lënduar i FSK-së nesër i nënshtrohet operacionit urgjent. Ka thyerje të brinjëve, lëndime në boshtin kurrizor dhe në pjesë të tjera të trupit”, ka deklaruar ai, në T7.

Të ngjashme