Nga partia e Ministri për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, në një përgjigje për KoSsev kanë thënë se deklarimet e deputetit Arbër Rexhaj për trashëgimin ortodokse janë të papërshtatshme dhe thotë se këtë qëndrim ia ka përcjellë drejtuesve të LVV’së.
“Sigurisht, ministri Rashiq ia ka përcjellë këtë drejtpërdrejt udhëheqësisë së ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje,” kanë thënë për KoSSev nga partia e Rashiqit.
Rexhaj ditë më parë në Kuvend ka thënë se përmes Planit të Ahtisaarit, trashëgimia ortodokse shqiptare iu mor shqiptarëve dhe u shpall serbe.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit dhe Lista Serbe reaguan duke thënë se projektligji mund të cenojë pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe mbrojtjen e objekteve të saj fetare.
Ditë më parë ka pasur mospajtime mes Rashiq dhe Qeverisë e LVV’së edhe sa i përket një deklarimi të ministrit rreth gatishmërisë për themelimin e Asociaacionit.