Shtyhet operimi i ushtarit të plagosur të FSK-së

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Operacioni i ushtarit të plagosur të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ishte planifikuar të realizohej sot, është shtyrë për shkaqe shëndetësore.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi, i cili ka bërë të ditur se ndërhyrja kirurgjikale është shtyrë deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore të ushtarit.

Për momentin, nuk është bërë i ditur një afat i ri për realizimin e operacionit.

Të ngjashme