Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se në Kosovë njerëzit shpërngulen për probleme me kojshi, vendin e punës apo të ngjashme.
Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se populli ka qëndru në Kosovë dhe iu ka mbijetu edhe pushtuesve.
Postimi i plotë:
Jo, Kryeministër. Populli ynë nuk është i tillë. Nuk shperngulet.
Ky popull ka qëndru e ka mbijetu në këtë vend denbabaden. U ka mbijetu pushtuesve sllavë e osmanë për qindra vjet.
Por sot po ikën prej politikanëve si ju dhe atyre që ishin para jush.
Po ikën sepse po ia vidhni shpresën, po ia mohoni mundësinë e mbi të gjitha, po ia vrisni dashninë për këtë vend.
Nuk po ikin prej Kosovës, Kryeministër. Po ikin prej Kosovës që ua keni ba ju