Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se në Kosovë njerëzit shpërngulen për probleme me kojshi, vendin e punës apo të ngjashme.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se populli ka qëndru në Kosovë dhe iu ka mbijetu edhe pushtuesve.

Postimi i plotë:

Jo, Kryeministër. Populli ynë nuk është i tillë. Nuk shperngulet.

Ky popull ka qëndru e ka mbijetu në këtë vend denbabaden. U ka mbijetu pushtuesve sllavë e osmanë për qindra vjet.

Por sot po ikën prej politikanëve si ju dhe atyre që ishin para jush.

Po ikën sepse po ia vidhni shpresën, po ia mohoni mundësinë e mbi të gjitha, po ia vrisni dashninë për këtë vend.

Nuk po ikin prej Kosovës, Kryeministër. Po ikin prej Kosovës që ua keni ba ju

Të ngjashme