Djali i Jakup Krasniqit: Ndihem krenar për ngritjen e obeliskut në nderim të kontributit të babait tim

Prishtinë | 26 Nën 2026 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur krenarinë për ngritjen e obeliskut në nderim të babait të tij dhe tri shkronjave të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Ai, gjatë ceremonisë së përurimit, ka falënderuar bashkëfshatarët për iniciativën, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij obelisk.

“Unë ndihem shumë krenar që me iniciativë të bashkëfshatarëve u ngrit ky obelisk. Edhe i falënderoj të gjithë secilin që ka kontribuar me u bërë kjo. Është një krenari që, kushërinjtë, familjarët e tina, njihen me krenarë me kontributin e babës. Kështu që, i falënderoj secilin”, ka deklaruar Altin Krasniqi.

Të ngjashme